Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Ferizaj: 16-vjeçari dhunon një 5-vjeçar -

Ferizaj: 16-vjeçari dhunon një 5-vjeçar

Në Ferizaj dje një 16-vjeçar mashkull ka dhunuar një 5-vjeçar. Për shkak të ndjeshmërisë së rastit policia nuk ka dhënë shumë detaje vetëm se kanë treguar që I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në ndërkohë, muajve të fundit një numër i madh i raportimeve në këtë qytet kanë qenë për dhunë në familje, kryesisht në baza gjinore

Një 5-vjeçar besohet që është dhunuar sekualisht, nga një i mitur tjetër i moshës 16 vjecare.

Sipas raportimeve i dyshuari kishte edhe probleme psikike.

Ky rast që ka tmerruar qytetin e Ferizaj, është duke u hetuar nga Prokuroria e këtij qyteti, të cilat kanë marrë masa të menjëhershme.

I dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh për veprën penale në fjalë dhe ndaj tij, brenda afatit ligjor, Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e paraburgimit në Institutin e Forenzikës Psikiatrike”, kanë thënë nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Por, në qytetin e Ferizaj jo vetëm 24 orëve të fundit, mirëpo në vazhdimësi ka raportime të dhunës e në vecanti dhunës në familje.

“Policia rajonale në Ferizaj brenda 24 orëve ka prannuar dy raste të ndara të dhunës në familje. Në të dy rastet viktimat janë femra e të dyshuarit pos që kanë shkaktuar dhunë në familje, ata kanë shkaktuar edhe lëndime trupore për cka kanë marr trajtime në Qendren emergjente në Ferizaj ndërsa të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.

Hiç më mirë nuk ishte as muaji prill me të tilla raportime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *