Me datën 20.05.2023 familja Beka nga fshati Zasellë e Mitrovicës u trondit nga lajmi që mori për të bijen e tyre.
Jetmira Beka ishte vrarë nga ish burri i saj në shetetin e Gjermanisë, shkruan Jepi zë.
Ky rast ka prekur jo vetëm familjarët por gjithë qytetarët mitrovicas, mërgimtarët por edhe gjithë shqiptarët kudo që janë. E ndjera ka lënë pas 3 fëmijë, shkruan jepi zë, ndërsa ishte vrarë në prezencë të motrës dhe klientëve në një parking të një marketi në shtetin gjerman.
Familjarët kanë njoftuar se varrimi i të ndjerës do të bëhet me datën 26.05.2023 në fshatin Zasellë në ora 14.00.