Ka filluar përleshja në mes të Policisë së Kosovës dhe qytetarëve serbë që janë mbledhur para ndërtesës së Komunës së Zveçanit.
Siç raporton ekipi i RTV Dukagjini në vendin e ngjarjes është hedhur gaz si dhe dëgjohen krisma armësh.
Ndërkaq Policia e Kosovës ka njoftuar më herët se ka qenë duke i asistuar kryetarët e rinj të komunave të Zveçanit, Leposaviqit e Zubin-Potokut të hyjnë në objektet e ndërtesave komunale.