Aksidentet në trafik janë një dukuri shqetësuese në vendin tonë, ku për çdo ditë regjistrohen dhjetëra të tilla në të gjitha qytetet e Kosovës.
Ato zakonisht ndodhin si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.
Një aksident trafiku ka ndodhur edhe sot rreth orës 16:40 në fshatin Mramor të Prishtinës, saktësisht në afërsi të liqenit të Badovcit.
Njëra nga automjetet është rrokullisur, teksa mësohet se nuk ka persona të lënduar, por vetëm për dëme materiale.