Boksieri i njohur britanik, Anthony Joshua do të rikthehet në ringun e boksit ditën e nesërme.
Joshua do të përballet me boksierin, Jermaine Franklin, dhe vjen në këtë meç pas dy humbjeve ndaj Usyk.
Përpara këtij meçi është britaniku që njoftoi se nëse humb këtë përballje atëherë do të pensionohet.
“Do të pensionohem nëse humbas. Nuk jam këtu për të garuar me njerëzit. Nëse ata duan që unë të pensionohem do ta bëjë”, u shpreh ai për ‘MailOnline’.
Ky meç pritet të zhvillohet me fillim nga ora 23:15.