Prekëse: Para se ta lëshojnë Kosovën, dy nxënëset përshëndeten me shokët e shoqet e klasës

Migrimi i kosovarëve drejt vendeve evropiane për një jetë më të mirë po vazhdon të jetë më i theksuar dita-ditës.

Së fundi, një rast tjetër migrimi është regjistruar, ku janë parë dy vajzat e vogla, Xhenisa dhe Almisa, teksa përshëndeten me shokët e shoqet.

“Gurbeti të ndanë nga familja, shkolla, mësuesi si dhe shokët dhe shoqet e klasës … pra kjo është jeta !!”, shkroi mes tjerash familjari i dy vajzave.

Ndryshe, për këtë temë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një paraqitje televizive tha se ikja e qytetarëve po vjen si pasojë që në Kosovë nuk ka lidhje midis diplomave universitare dhe tregut të punës.

Sipas tij, asnjë qeveri nuk ka krijuar një urë midis arsimit dhe aftësimit profesional dhe tregut të punës.

“Qytetarët po e lëshojnë vendin sepse nuk kemi lidhje midis diplomave të universiteteve dhe tregut të punës. Ky është njëri ndër faktorët kryesorë. Arsye kanë se mbarojnë ekonomik e juridik, mirëpo është ngopur tregu i punës për profesione sepse asnjëherë nuk ka pasur një qeveri që krijon urën midis arsimit dhe aftësimit profesional në njërën anë dhe tregun e punës në anën tjetër”, ka thënë Kurti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *