Bad News Eagles përballen sot me “ENCE” – këtu mund ta shikoni duelin

Bad News Eagles vazhdojnë sot rrugëtimin e tyrë në Majorin e CSGO.

Gamerat shqiptarë janë kualifikuar në fazën “Legends Stage” të garës më të madhe për CSGO aty ku sot do të përballen me kundërshtarin e radhës.

Me fillim nga ora 16:00, BNE do të kenë punë me skuadrën ‘ENCE’.

Ky duel do të zhvillohet në formatin ‘BO1’ [Best of One], ku skuadra që do ta fitojë duelin në një ‘map’ do të kalojë tutje.

Ndeshjen mund ta shikon drejtpërdrejt në ‘ArtSport’ ose në kanalin e streamerit “xhocii” në Twitch.

/FrontSport/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *