Çfarë iu tha Thaçi këshilltarëve të tij para se të nisej për në Hagë?

Një ditë para se t’i konfirmohej aktakuza nga Gjykata Speciale, ish-presidenti Hashim Thaçi mbante qëndrim të fortë dhe të palëkundurë.

Ai nuk manifestonte stres apo nervozë, thotë ish-këshilltari i tij Ismail Syla.

Ai në Politiko në Kanal10 ka treguar se si Thaçi nuk donte as ta shfrytëzonte imunitetin e presidentit për të dhënë dorëheqje muaj më vonë, por pranoi që mandatin ta dorëzonte menjëherë, shkruan Gazeta10.

“Ishte përgatitja e dorëheqjes. Përgatitja e daljes në konferencë shtypi. Ishte diciplinimi i tij i brendshëm. Nuk manifestonte kurrëfar stresi, nervoze e as shpirtërore. Ishte i përgatitur në jetë. Ai ka pasë të drejtë ta shfrytëzojë edhe imunutetin e presidentit, por ai s’ka dashtë asnjë ditë më tutje të përdorë”, tregoi Syla në Politiko.

Më poshtë rrëfimi i plotë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *