Gjendet i vdekur një 70-vjeçar në rrugë në Lipjan

Një person është gjetur i vdekur sot në Sllovi të Lipjanit, rreth orës 17:00.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, e ka konfirmuar rastin, ku ka thënë se viktima është një burrë i moshës 70-vjeçare.

Vdekjen e tij, sipas zëdhënësit të Policisë, e ka konstatuar mjeku, ndërsa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Policia është duke i vazhduar hetimet rreth rastit, i cili po trajtohet si hetim i vdekjes”, ka thënë Hoxha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *