Rrahja brutale në Prishtinë, policia thotë se pati të shtëna me armë dhe një të plagosur

Rrahja brutale e dy personave në Prishtinë ndaj një tjetri s’përfundoi me kaq. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se aty është plagosur një person me armë zjarri.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur se në rrugën “Bedri Shala” ka marrë informacion për të shtëna me armë rreth orës 10:00 të hënën.

“Rreth orës 10:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti për Insajderin.

“Bazuar në informacionet e para raportohet për një person të lënduar, i cili dyshohet të ketë marrë lëndime nga arma e zjarrit. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *