Futbollistit mitrovicas, Erion Kajtazi sot iu dha lamtumira e fundit.
Mes lotëve e dhimbjes, 17-vjeçari u varros sot në fshatin Zasellë, shkruan Jepi zë.
Në varrim morrën pjesë numër i madh i qytetarëve, miq, familjarë, përfaqësues të institucioneve e futbollist.
Kajtazi vdiq dje pas një ataku kardiak që pësoi në fushë teksa po luante ndeshjen kampionale të juniorëve mes AN dhe Trepçës ’89.
Nga njerëzit e futbollit në Mitrovicë dhe jo vetëm, Kajtazi cilësohej si njëri prej lojtarëve me premisat më të mëdha për të depërtuar në futbollin evropian.