Një moment i pazakontë është regjistruar dje në Samit.
Fotogafi Armand Babani ka shkrepur një moment pikant nga Samiti. Janë këpucët e një lideri Europian.
Në një prononcim për Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj, Babani ka zbuluar se bëhet flakë për këpucën e kryeministrit holandez Mark Rutte.
“Është dhe shaka në Europë, që holandezët janë edhe pak kurnac”, tha Babani.
Ai ka zbuluar edhe se kush kanë qenë personazhet që kamera i “ka dashur” më shumë dhe kë jo.
“Më i vështirë ishte presidenti serb, Vuçiç se ishte shumë i ngurtë, ndërsa të tjerët ishin shumë të relaksuar”, tha Babani.