Muja në “hall”: Jam kërcënuar me familje për shkak të Trustit

Projektligji i Trustit është një nga temat më të përfolura në muajt e fundit në Kosovë.

Njëri nga deputetët që po shihet si pengesë kryesore e kalimit të këtij projektligji në Kuvend, Armend Muja thotë se ka marrë kërcënime për shkak të kësaj teme, shkruan FrontLajm.

Muja, hodhi akuza ndaj Adnan Jasharit si organizator i kësaj nisme. Ai tha se nga faqja në rrjetet sociale është kërcënuar ofenduar ai dhe familja e tij.

“Brenda atij grupi ju bëni thirrje për ta votuar dhe në drejtim timin dhe të familjes sime vijnë çdo ditë ofendime. Pse është e nevojshme që të kërcënoni dhe të ofendoni familjet”, tha ai. /EO/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *