Ky është parashikimi i motit për nesër

Ditën e mërkurë, orëve të para të ditës e deri nga mesdita priten mundësi për riga lokale shiu, parashikon Prishtina Weather.

Pasdite vranësirat shpërndahen e do të ketë intervale më të gjata me diell. Frynë erë e lehtë dhe mesatare nga veriperëndimi 5-13m/s. Temperaturat minimale zbresin në 4C e 6C, e ato maksimale arrijnë deri në 14C e 17C.

Dita e enjte do të jetë më e ngrohta e kësaj jave me temperatura që prekin edhe 20C, e gjithashtu me intervale më të gjata me diell.

Rrebeshe kalimtare shiu priten ditën e premte, e në fundjavë ndryshueshëm, me mundësi për rrebeshe shiu orëve të pasdites. Temperaturat zbresin në 13C e 14C.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *