Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Muriqi: Në Izrael shkojmë vetëm për fitore -

Muriqi: Në Izrael shkojmë vetëm për fitore

Sot është zhvilluar seanca e dytë stërvitore e Kombëtares së Kosovës në kampin nacional në Hajvali.

Pas stërvitjeve për FFK-në është deklaruar sulmuesi më në formë i Dardanëve, Vedat Muriqi, ku ka thënë se fitorja ndaj Izrealit nuk është surprizë dhe udhëtojnë për tri pikët.

Sipas Muriqit, gjasat janë shumë të mëdha për një kualifikim edhe pse gjenden në një grup të vështirë.

“Jemi duke u përgatitur me optimizëm prej ditës së parë. Jemi me fat që kemi lojtarë në formë. Grupi ynë nuk është i lehtë por kemi gjasa të mëdha për kualifikim. Gjithsesi nuk mjaftojnë vetëm fjalët, por këtë duhet ta bëjmë edhe me punë brenda fushës dhe jashtë fushës. Mendoj që kemi kualitet për dy pozitat e para që na e sigurojnë kualifikimin në Evropian.

Me përkrahjen e tifozëve dhe të shtetit tonë, besoj se me shokët e mi brenda fushës do t’ia arrijmë qëllimit dhe do ta bëjmë historinë bashkë.

Shumica e lojtarëve janë që kanë shumë minutazh në ekipet e tyre dhe janë në formë të shkëlqyeshme, prandaj sigurisht që kjo do të vërehet që nga ndeshja e parë. Normalisht duhet edhe pak fat, por do të shkojmë në Izrael për fitore.”

Sulmuesi i Mallorcës që po kalon në formën jetësore, thotë se favoritë të grupit janë Izraeli e Zvicra, por do të mundohen ta bëjnë surprizën e madhe.

“Izraeli së bashku me Zvicrën janë rivalët më të fortë në grup dhe që parashikohet ta kalojnë grupin. Por, ne do të shkojmë atje ta bëjmë surprizën. Kur them surprizën e them në aspektin medial, ngase për neve nëse fitojmë atje nuk është surprizë sepse ne po shkojmë atje për fitore, pasi synojmë t’i fillojmë mbarë kualifikimet. Me këtë kualitet që kemi besoj se do të arrijmë diçka që e kemi pritur për shumë vite. Na ka marrë malli për tifozët tanë ‘Dardanët’, të cilët na përkrahin anë e mbanë botës pa marrë parasysh se ku jemi. Dua që ata vetëm të kenë durim dhe të na përkrahin si gjithmonë”.

Kombëtarja e Kosovës të shtunën më 25 mars zhvillon ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2024 ndaj Izraelit në udhëtim, ndërsa pas tre ditësh në Fadil Vokrri do ta presë Andorrën.

9

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *