Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Nënkryetarja e Prishtinës e quan Kurtin autokrat: Këta udhëheqës nuk e njohin empatinë -

Nënkryetarja e Prishtinës e quan Kurtin autokrat: Këta udhëheqës nuk e njohin empatinë

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës nga radhët e PDK-së, Donjeta Sahatçiu, e ka quajtur autokrat kryeministrin Albin Kurti i cili urdhëroi ministrin e Financave Hekuran Murati që mos të ekzekutojë pagat e mbi 45 mijë mësimdhënësve, shërbyesve civilë, personel shëndetësorë e punonjësve të tjerë që kanë hyrë në grevë.

Numri dy i kryeqytetit të Kosovës ka thënë se udhëheqësit autokrat zakonisht e ndërmarrin hapin e ndëshkimit në pagesë për të dërguar mesazhin e fuqisë mbi punëtorin me paramendimin se ashtu e kupton dhe i nënshtrohet.

“Këta udhëheqës nuk e njohin empatinë. Nuk dijnë si të ulen e të provojnë të bëjnë kompromis për të gjetë zgjidhjen që e kanë përgjegjësi. Por, dijnë të gjykojnë, të përçajnë e besa edhe të linçojnë nëse nuk i bindesh. Këta, veç udhëheqës nuk janë.Tentativa për të përçarë në ata që meritojnë e duhet të paguhen dhe në ata që nuk e meritojnë e nuk duhet të paguhen është e humbur. Listat e pagave janë dorëzuar në afat, si çdo muaj. Lista shtesë diskriminuese nuk do të dorëzohen asnjëherë”, ka shkruar Sahatçiu në faqen e saj në Facebook.

Tentativa për të zmbraps grevistët me mos procesim të pagave për 1-25 gusht sa nuk kishte grevë vetëm, sipas saj, sa e ka forcuar sot vendosshmërinë për grevë edhe nga shërbyes të tjerë. Ndërsa, fëmijët vazhdojnë pa mësim në shtëpi.

“Sinqerisht, nuk e di qysh ja ka qitë lapsin ky “udhëheqës”. Por, ajo çka di është që nëse nuk i proceson pagat të hënën dhe nuk gjen kompromis për çka paguhet të bëjë, në fund edhe nuk do të ketë kë të udhëheqë”, tha Sahatçiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *