Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Paralajmërohen vërshime në disa komuna të Dukagjinit -

Paralajmërohen vërshime në disa komuna të Dukagjinit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar për vërshime në disa komuna të Dukagjinit.

Sipas IHMK-së, kjo mund të ndodh nga pasditja e sotme deri më 27 shtator, fillimisht në pjesën perëndimore, jugore dhe qendrore, të cilat gradualisht do ta përfshinë pjesën më të madhe të vendit, në disa pjesë, parashikohet të jenë me intensiteti mesatarë deri të lartë, kryesisht në pjesë perëndimore të vendit. Nëpër disa pjesë të Kosovës, sidomos në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Klinë, Malishevë, Rahovec), transmeton Zeri.info.

Këto vërshime mund shkaktojnë vështirësi dhe probleme, si në rrëshqitje të dheut, mbyllje të sistemit të kanalizimeve dhe vështirësi në qarkullim.

Njoftimi i plotë nga IHMK-ja:

Njoftim!

Sipas parashikimeve dhe llogaritjeve të IHMK_së, (Sektorit të Hidrologjisë dhe Prognozave Hidrologjike), duke filluar nga pasditja e datës 25 deri më 27 shtator 2022, pritet të ketë reshje shiu, fillimisht në pjesën perëndimore, jugore dhe qendrore, të cilat gradualisht do ta përfshinë pjesën më të madhe të vendit, në disa pjesë, parashikohet të jenë me intensiteti mesatarë deri të lartë, kryesisht në pjesë perëndimore të vendit. Nëpër disa pjesë të Kosovës, sidomos në Dukagjin (Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Klinë, Malishevë, Rahovec), pastaj pjesa qendrore dhe verilindore e vendit, mund të krijohen vërshime të shpejta, të cilët mund të shkaktojnë vështirësi dhe probleme, si në rrëshqitje të dheut, mbyllje të sistemit të kanalizimeve dhe vështirësi në qarkullim. Këtë situatë mund ta vështirësojnë edhe reshjet nga java e kaluar, të cilat kishin shkaktuar përmbytje në disa komuna, tokat e rrafshëta të të cilave tani duket se janë të tejngopura me ujë dhe është limituar kapaciteti i tyre thithës gjegjësisht lagështia e tokës në shtresën sipërfaqësore.

Sqarim:

Reshjesh më të larta se 30 l/m² në 12 orë NDIKIMJNË: Shkaktim përmbytjesh, probleme në të gjitha aktivitetet e prodhimit bujqësor, probleme në trafik, rrezik për rrëshqitje dheu. Lëndime të mundshme të njerëzve dhe dëmtim të pronës. Shfaqje lokale të shtrëngatave me ose pa reshje NDIKIMI: Rreziku i goditjes nga rrufeja, rreziku për jetën e njerëzve dhe kafshëve, probleme në funksionimin e të gjitha pajisjeve që përdorin energjinë elektrike, rreziku i ndezjes së zjarrit, probleme në telekomunikacion. probleme të mundshme në transmetimin e energjisë elektrike nga goditjet e rrufesë. Është e mundur dukuri lokale e shirave intensivë, përrenjve dhe erërave të forta me dëmtime të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *