Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Policia ndan fotografi të arsenalit të armëve që u kapën sot në Zveçan -

Policia ndan fotografi të arsenalit të armëve që u kapën sot në Zveçan

Policia e Kosovës ka publikuar fotografitë e arsenalit të armëve që u kapën sot në komunën e Zveçanit.

Në njoftim të PK-së, bëhet e ditur se janë gjetur katër armë të tipit kallashnikov, mijëra fishekë, tetë granata dore dhe një sërë mjetesh të tjera shpërthyese.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Kosovës në bashkëpunim me organe tjera të sigurisë, kanë trajtuar një informatë nën dyshimin se në një shtëpi në Zveçan ka armë dhe mjete tjera ushtarake.

Sot, më 05.09.2023, në koordinim me organet e drejtësisë, në ora 09:40, policia ka kryer një kontroll në një shtëpi, pronë e L.G., (viti i lindjes 1948, mashkull serb kosovar) në Zveçan.

Gjatë kontrollit të shtëpisë, policia ka gjetur dhe konfiskuar:

1. Katër (4) armë AK 47,

2. Tridhjetë e katër (34) karikatorë të armës AK 47,

3. Një mijë e pesëqind e dyzet e gjashtë (1546) fishekë të kalibrave të ndryshëm,

4. Tetë granata dore,

5. Një (1) minë anti-këmbësorie,

6. Dy (2) gazë-maska,

7. Dy (2) çanta ushtarake,

8. Një (1) shok-bombë,

9. Dy (2) fishekë-zjarre,

10. Dy (2) optika të armës,

11. Një (1) thikë ushtarake,

12. Një (1) maskë ushtarake,

13. Dy (2) rripa për mbajtje të municionit të gjuetisë,

14. Pesë (5) çanta të vogla ushtarake,

15. Një (1) rrip i pajisjeve ushtarake,

16. Një (1) këllëf i pistoletës dhe

17. Pajisje për pastrim të armatimit.

Rasti do të vazhdojë të trajtohet nga hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Drejtorisë së Krimeve të Rënda. Polica mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët dhe vënien para drejtësisë të gjithë atyre që përfshihen në veprimtari penale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *