Qytetaret kanë pritshmëri me pozitive ekonomike për muajt e ardhshëm

Bizneset dhe individët presin përmirësim të ecurisë ekonomike në pjesën e mbetur të vitit 2023.Banka e Shqipërisë ka publikuar treguesin e ndjesisë ekonomike i cili rezultoi me rritje 6.3% në muajin mars në krahasim me një muaj më parë.

Përmirësimi i besimit në ekonomi u përcaktua nga rritja e besimit në të gjithë sektorët e ekonomisë, si dhe i besimit konsumator. Aktualisht, niveli i treguesit ne ekonomi qëndron 13.5 pikë mbi mesataren afatgjatë, niveli më i lartë historik .

Pas muajve të vështirë për shkak të inflacionit, industria ka pritshmëri më pozitive për muajt në vijim. Treguesi i besimit të industrisë u rrit me 5.3 pikë përqindje në muajin mars, i ndikuar nga prodhimi aktual dhe për kontratat porositëse kryesisht atyre të eksporteve.

Ndërkohë që ndërtimi ka pasur rritjen më minimale të besimit për ecurinë e aktivitetit duke regjistruar vetëm, 3.5%. Kompanitë në këtë sektor presin ecuri më të mira për aktivitetin aktual ndërtues si dhe për nivelin e porosive aktuale.

Shërbimet rezultojnë një ndër sektorët më optimist për ecurinë ekonomike duke pësuar një rritje të besimit me 9.1 pikë përqindje në muajin mars. Të dy komponentët përbërës të treguesit, ecuria aktuale e aktivitetit si dhe niveli i kërkesës, kanë regjistruar rritje të ndjeshme.

Edhe bizneset në tregti kanë vlerësime më të mira për ecurinë e aktivitetit të tyre.

Parashikime më të mira për gjendjen e financiare kanë edhe qytetarët. Treguesi i ndjesisë ekonomike pësoi një rritje me 3.8% dhe kjo u ndikua nga pritje të përmirësuara për situatën e përgjithshme ekonomike, situatën financiare dhe blerjet në shuma të mëdha për të ardhmen./abcnews.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *