Rritet çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare

Çmimi i naftës është rritur për gati pesë përqind pasi OPEC dhe vendet tjera njoftuan për një reduktim në prodhimin mujor.

Prodhimi ka rënë prej 1.65 milion barrel për ditë që prej fundit të vitit, raporton AlJazeera, transmeton KlanKosova.tv.

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent, ishte 84.08 dollarë për barrel mëngjesin e së hënës, duke shënuar rritje prej 5.24 përqind.

Në West Texas Intermediate nafta është tregtuar me 79.68 dollarë, pas rritjes prej 5.29 përqind.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *