Kryetari i Listës Srpska, Goran Rakiq ka paralajmëruar kaos në veri, duke thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare ka thënë se “sonte do ta dërgojë ROSU-në dhe njësitë tjera të armatosura deri në dhëmbë”.
Siç raportojnë mediat serbe, Rakiq i ka bërë thirrje KFOR-it që “ta parandalojë depërtimin e njësive speciale në veri”.
“Në një takim me strukturat e tij të sigurisë, Albin Kurti njoftoi se sonte do ta dërgojë ROSU-në dhe njësitë tjera të armatosura deri në dhëmbë në veri të Kosovës për ta përndjekur popullin tonë dhe për të kryer Ollujën”, ka thënë Rakiq“.
Ky është momenti kur përgjegjësia është e KFOR-it dhe EULEX-it për ta parandaluar kaosin që po e përgatit Kurti”, ka shtuar ai.