Sheholli zbulon se si po furnizohen me armatim kishat serbe në veri të Kosovës

Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli ka zbuluar në Kanal10, po furnizohen me armatim kishat serbe në veri të vendit.

Ai ka treguar se ky armatim ka hyrë nga Serbia, mirëpo nuk dihet nëse i njëjti është rus apo serb.

“Kjo është çështje e organeve të sigurisë. Nga bashkëbisedimi me qytetarë, kemi kuptuar që po armatosen kishat. Nuk është armatim i vogël, por i bollshëm. Ai ka hy nga Serbia. Tash a është i Rusisë a Serbisë, kjo është çështje e organeve të rendit”, tha Sheholli për Kanal10.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *