Kërcënon Vucic: Sonte natë e vështirë, para se t’i japim ndonjë urdhër ushtrisë po përpiqemi të ruajmë paqen

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka mbajtur sonte mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare lidhur me situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

“Sonte kemi analizuar gjithçka që po ndodh në Kosovë, dhe po ndodh ajo që kemi paralajmëruar më herët. Ka të pavërteta të panumërta, gënjeshtra për atë që po ndodh në terren”, ka deklaruar Vuçiq, përcjell Insajderi.

Vuçiq pretendon se një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare së bashku me kryeministrin Albin Kurti po duan t’i japin fund “problemit serb në Kosovë”.

Rakiq paralajmëron kaos sonte në veri, pretendon se Kurti e ka marrë një vendim

“Askush nga Beogradi nuk ka urdhëruar të vendosën barrikada. Është shprehje proteste kundër arrestimeve. Iu bëj thirrje serbëve që të mos bien pre e provokimeve. Sonte është dita më e vështirë për mua, natë më e vështirë po vjen përpara. E jona është të bëjmë thirrje për paqe, të kërkojmë që askush të mos e prek KFOR-in dhe EULEX-in dhe bëjmë thirrje për lirimin e serbëve të arrestuar”.

Tutje, Vuçiq ka vazhduar propagandën duke thënë se serbët në Kosovë po përballen me një natë të vështirë.

“Para se të marrim ndonjë vendim, para se të japim ndonjë urdhër për gatishmërinë luftarake, ne do të përpiqemi një milion herë të ruajmë paqen. Jepni të drejta serbëve, respektojeni marrëveshjen e Brukselit”, ka thënë Vuçiq me tone kërcënuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *