Serbët largojnë gratë dhe fëmijët nga tri zona në Mitrovicën e Veriut

Pas tensioneve të shkaktuara me vendosjen e barrikadave dhe sulmeve ndaj organeve të rendit, serbët e Mitrovicës së veriut kanë shkuar edhe një hap tutje.

Gazetari i Veriu.info ka vizituar sonte lagjen “Kroi i Vitakut, “Tre rrokaqiejt” dhe lagjen e Boshnjakëve, ku ka biseduar me banorët shqiptarë të këtyre zonave.

Qytetarët që kanë folur në kushte anonimiteti për shkaqe sigurie, kanë treguar se nga këto tri zona sot serbët i kanë larguar gratë dhe fëmijët me urdhër të ‘shefave’ të tyre.

Për qytetarët shqiptarë që banojnë në këto lagje ky nuk është sinjal aspak i mirë, pasi që kanë drojën se serbët mund të jenë duke përgatitur plan që do ta përkeqëson edhe më tutje situatën, e cila është edhe ashtu e brishtë pas sulmeve të banditëve serbë ndaj policisë dhe institucioneve si KKZ-ja.

Mirëpo, edhe përkundër kësaj situate të re të krijuar nga serbët, banorët shqiptarë të kontaktuar i kanë thënë portalit Veriu.info se ata janë të vendosur të qendrojnë në vatrat e tyre.

Gjatë vizitës në këto lagje, janë parë forca të shumta të Policisë së Kosovës në çdo cep rrugor që kujdesen për sigurinë e banorëve të këtyre lagjeve.

VIDEO

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *