Kjo është gjendja aktuale në veri të Kosovës

Në pjesën veriore të Kosovës, aty ku të shtunën janë vendosur barrikada, situata momentalisht është e qetë.

Klan Kosova ka raportuar se gjatë ditës nuk është regjistruar ndonjë incident, ndërkaq shtoi se KFOR-i polak është duke monitoruar në vendin ku është vendosur barrikada në këtë pjesë.

Ademi tha se edhe në rrugën që çon për në Bërnjak situata është e qetë dhe qarkullimi i njerëzve është i paktë, duke shtuar se atje po patrullon KFOR-i me ekipe mobile.Ndërkaq në lagjen e Boshnjakëve janë duke patrulluar njësitet policore të vendit.

Shtatë policët që kanë mbetur dje të bllokuar nga barrikada e vendosur në Rudar, ende s’kanë arritur të kalojnë në pjesën jugore të vendit, megjithatë raportohet se janë të sigurt pasi janë vendosur në vendet ku po qëndrojnë ekipe të policisë afër pikës kufitare në Jarinjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *