LAJMI I FUNDIT: Sërish shpërthim në veri

Një shpërthim ka ndodhur para pak çastesh tek shkolla teknike në veri të Mitrovicës.Kështu raporton ekipi i Tëvë1 i cili gjendet në atë pjesë të vendit.

Ende nuk dihet se për çfarë shpërthimi bëhet fjalë.

Teve1.info i ka shkruar edhe Policisë së Kosovës dhe është në pritje të informacioneve.

Siç raporton gazetarja e Tëvë1 Albiona Hajdari, Karabinierët italianë po qëndrojnë ne krye te rrugës afër shkollës teknike. Ndërsa, tek udhëkryqi në Lagjen e Boshnjakeve është shtuar numri i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Në veri të Mitrovicës ditëve të fundit kanë ndodhur disa shpërthime me shok-bombë. Ndërsa, që janë sulmuar edhe Policia e Kosovës dhe EULEX-i.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *