Reagon Kurti: Ka një kërkesë ‘strikte’ nga BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar sot se i takon Bashkimit Evropian të gjejë një mekanizëm për ta bërë marrëveshjen me Serbinë ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të detyrueshme.

Ai ka potencuar se në Ohër kanë shkuar me qëllime të mira dhe kanë treguar mirëbesim gjatë takimeve të djeshme.

Kurti ka falënderuar të dërguarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, shefin e politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, të dërguarin e posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak për angazhimin, si dhe Maqedoninë e Veriut për mikpritjen.

“Tani kemi arritur një marrëveshje për një aneks implementues të Marrëveshjes Themelore. Serbia, ashtu si në takimin e fundit në Bruksel, iu shmang nënshkrimit të Marrëveshjes dhe tani edhe Aneksit. I takon BE-së të gjejë një mekanizëm për ta bërë marrëveshjen ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të detyrueshme”, shkroi ai në Twitter.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *