Në orët e para të ditës së sotme, në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë është sulmuar fizikisht një transgjinore, për motive ende të panjohura. Për pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore, teksa në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia.
Kështu kanë bërë burimet e Sinjalit nga Prokuroria dhe kanë njoftuar se tashmë është iniciuar rasti për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Sipas informacioneve të para, viktima ka qenë në afërsi të një lokali kur i dyshuari D.A., i është vërsulur dhe e ka goditur me grushte, duke i shkaktuar edhe lëndime.
Posa Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ka marrë një deklaratë nga viktima, e cila ka përshkruar në detaje se si u përball me të dyshuarin.
Në lidhje me rastin është vënë në dijeni edhe Prokuroria dhe kanë nisur hetimet ndaj të dyshuarit.