Projektligji për Trustin pritet të diskutohet këtë të mërkurë në Komisionin për Buxhet.
Kështu ka konfirmuar për Front Online, kryetari i këtij Komisioni, Armend Muja.
Muja tha se në ora 10:00 parashihet të vazhdon trajtimi i këtij projektligji.
“Po të mërkurën në ora 10:00 vazhdon trajtimi i Projektligjit për Trustin”, tha shkurt Muja.
Mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere ku është pritur të diskutohet për çështjen e projektligjit për Trustin është shtyrë të mërkurën e javës së kaluar.
Pas shtyrjes së mbledhjes, Ferat Shala anëtari i këtij komisioni tha për Front Online se kjo ka ndodhur krejt si shkak pasi që kryetari i komisionit Armend Muja, po dëshiron ta zhagitë këtë çështje.