Një tjetër tërmet është regjistruar në Turqi gjatë mbrëmjes së sontme.
Këtë e ka konfirmuar edhe Qendra Sizmiologjike Euro-Mediterane.
Tërmeti raportohet të jetë shënuar në qytetin e Erzurimit në një thellësi prej 11 kilometrash dhe me një magnitudë prej 3 shkallë të Rihterit.
Kujtojmë se tashmë janë bërë gati gjashtë javë prej dy tërmeteve shkatërruese në Turqi e Siri, që lanë të vdekur mbi 50 mijë njerëz e miliona të tjerë pa kulm mbi kokë.