Sulmuesi rumun: Jemi më të mirë se Kosova, pas Zvicrës jemi favoriti kryesor

Sulmuesi rumun, Denis Alibec beson se janë favoriti kryesor për t’u kualifikuar tutje duke deklaruar se Rumania është më e fortë se Kosova dhe Izraeli.

Rumania ndodhet në një grup me Kosovën, Zvicrën, Izraelin, Bjellorusinë dhe Andorrën në kuadër të kualifikuesve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Për “FRF TV”, Alibec deklaroi se ndodhen në një grup të vështirë, por sipas tij vetëm Zvicra është mbi Rumaninë.

“Së fundmi të gjitha skuadrat kanë luajtur futboll të mirë, janë mirë teknikisht, kanë sjellë trajnerë nga jashtë dhe mund ta shohësh se janë më të talentuar dhe kanë ambicie”.

“Ky grup është tejet i vështirë, të gjitha kombëtaret luajnë mirë, por kam besim të plotë. Normalisht Zvicra është favoriti, por pas tyre jemi ne. Izraeli dhe Kosova janë skuadra të mira, por mendoj se jemi më të mirë”.

Ai gjithashtu ka treguar synimet e tij, duke theksuar se dëshiron të jetë topgolashënuesi i këtyre parakualifikuesve.

Euro 2024 | Denis Alibec: ”Vreau să ne calificăm și să fiu golgheterul preliminariilor” | Flashscore.ro
“Dua të dëshmoj se çfarë mund të bëj te kombëtarja. Te klubi luaj, shënon por te kombëtarja duhet ta them të njëjtën edhe pse zhvilloj ndeshje të mira nuk kam pasur arritje. Si sulmues nëse nuk shënon nuk ke vëmendje”.

“Në futboll është e rëndësishme të jesh në faqen e parë. Dua të kualifikohemi së pari dhe të jem topgolashënues në parakualifikuese”.

Përballja e parë mes Kosovës dhe Rumanisë zhvillohet në “Fadil Vokrri” më 16 qershor, derisa ajo kthyese më 12 shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *