13 mijë kilometra për Kosovë, Berisha: Duam kualifikimin në Evropian

Udhëtoi 13 mijë kilometra për të ardhur te Kosova. Valon Berisha, bëri një sakrificë kogja të madhe, dhe gjithë këtë për vendin e tij Kosovën, që ta kualifikoi në Evropianin e 2024, ëndërr që po pret çdo shqiptar.

Mesfushori, Berisha ka foli pas stërvitjeve, dhe thekson se atmosfera është shumë e mirë, teksa ndeshjen ndaj Izraelit e konsideroi si shumë të rëndësishme

“Atmosfera është shumë e mirë dhe stërvitja sot ishte shumë intensive. Për mua ishte pak më e vështirë, pasi kam udhëtuar thuajse dy ditë për të ardhur këtu. E ndjeva veten mirë, por ende jo 100 përqind i rikuperuar. Ekipi po punon mirë dhe sot kemi filluar ta përgatisim lojën tonë, të cilën do ta aplikojmë kundër Izrealit. Sigurisht se do të jetë një ndeshje e vështirë sepse ata luajnë para tifozëve të vet. Edhe koha mendoj se do të jetë më ndryshe se sa jemi mësuar ne, me temperaturat këtu dhe do të jetë një sfidë e vështirë. Edhe ata duan të arrijnë në top dyshen e grupit dhe mendoj se jemi në të njëjtin nivel. Është një ndeshje shumë e rëndësishme, në të cilën duhet që së paku të marrim një pikë jashtë. Normal, fitorja është ajo që duam, por me rëndësi është të mos humbim. Misioni i kualifikimit a është i mundur? Besoj që po. Ajo që është kryesore për ne është se shumë lojtarë kyç në kombëtare janë duke luajtur rregullisht në ekipet e tyre dhe janë në formë të mirë. Ky ndoshta ka qenë edhe fakti që është kërkuar më së shumti tek kombëtarja jonë, që me sjellë formën e tyre të mirë dhe të jenë të gatshëm për ta dhënë maksimumin për Kosovën”, tha Berisha për FFK.

Kosova kampanjën kualifikuese e nis me 25 mars ndaj Izraelit në Tel Aviv, derisa tre ditë me pas në Prishtinë ndaj Andorrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *