Trajneri i Mallorcas: Muriqi erdhi i lodhur nga grumbullimi me Kosovën

Trajneri i Mallorcas, Javier Aguirre, ka treguar gjendjen fizike të lojtarëve, pas kthimit nga ndeshjet e kombëtareve për kualifikimet për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Aguirre u pyet për futbollistët që u grumbulluan në kombëtaret e tyre përkatëse.

Aguirre tha se futbollistët që janë rikthyer nga kombëtaret ishin të lodhur, përfshirë edhe Muriqin,

“Ata që mbërritën sot mezi kanë mundur të ushtrohen, nuk kanë punuar me ekipin, sidomos për shkak të lodhjes dhe orëve të fluturimit. Nëse loja do të ishte sot, ata nuk do të mund të luanin”, deklaroi Aguirre dje në konferencnë për shtyp, njofton Marca, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi Vedat Muriqi u paraqit në dy ndeshje për 90 minuta te Kombëtarja e Kosovës në ndeshjet kundër Izraelit (1:1) dhe Andorrës (1:1).

28-vjeçari nga Prizreni nuk la gjurmë në ndeshjet kualifikuese të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *