Vetura e ministrisë së Punëve të Brendshme shkakton aksident, godet godet çiklistin në Mitrovicë

Një aksident trafiku mes dy automjeteve, njeri prej të cilëve zyrtar ka ndodhur sot në fshatin Zhabar në Mitrovicë. Sinjali mëson se bëhet fjalë për një veturë zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që u përfshi në këtë aksident bashkë me një motoçikletë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Sinjalit kanë bërë me dije se shoferi i veturës zyrtare dyshohet se ka goditur çiklistin, me ç’rast ky i fundit ka pësuar lëndime dhe ka marrë trajtim mjekësor në spital.

Aksidenti dyshohet se është shkaktuar pasi vetura zyrtare ka tejkaluar çiklistin dhe gjatë kësaj kohe e ka goditur, duke shkaktuar edhe dëme materiale në automjete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *