Vjen reagimi nga Gjermania pas takimit të Ohrit: Ja kë përkrah shteti gjerman

Gjermania ka uruar Kosovën dhe Serbinë në arritjen e një marrëveshje të re për normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja shteteve.

Zëdhënësi i Qeverisë së Gjermanisë, Steffen Hebestreit, është shprehur se tani duhet të zbatohet e gjithë ajo çfarë është rënë dakord.

Po ashtu, ai u shpreh se të dyja vendet do ta kenë mbështetjen e Gjermanisë në perspektivën evropiane, transmeton Paparaci.

“Urime për këtë përparim për të vendosur marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës në një bazë të re! Tani gjithçka ka të bëjë me marrjen e udhëheqjes për mbajtjen dhe zbatimin e asaj që është rënë dakord. Ne do të jemi në krahun tuaj për të përmbushur perspektivën tuaj evropiane”, ka shkruar ai në Twitter.

Të njëjtin postim e ka shpërndarë edhe ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Ai është shprehur se tani “kemi nevojë për përparim të shpejtë në të gjitha çështjet e akorduara.

“Në të vërtetë, pa vonesë ne tani kemi nevojë për përparim të shpejtë në të gjitha çështjet e dakorduara”, shtoi diplomati gjerman.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *