Është dhunuar për shkak të detyrës në qytetin e Lezhës, gazetari i RTV Orës, Elvis Hila.
Policia bën me dije se ndaj punonjësit të medias është ushtruar fizikisht së bashku me bashkëshorten e tij e cila ka ndërhyrë për t’i ndarë.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe i ka shpallur në kërkim.
Gazatari Hila se bashku me bashkëshorten ndodhen në spital për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme.
Njoftimi i policisë se Lezhës:
Goditen për shkak të detyrës një gazetar, shpallen në kërkim autorët e dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shpallën në kërkim shtetasit I.(E). A. 35 vjeç, banues në Pllanë dhe P. L. 32 vjeç, banues në Manati.
Këta shtetas, rreth orës 16:40, në qytet Lezhë, i kanë dalë përpara shtetasit E.H., 32 vjeç, banues në Lezhë, me profesion gazetar, si dhe e kanë dhunuar fizikisht bashkë me bashkëshorten e tij shtetasen B. H., e cila në ato momente ka ndërhyrë.
Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se, këta shtetas e kanë dhunuar fizikisht gazetarin për shkak të detyrës.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre.