Kosovarët të pamësuar me borën, del nga rruga një veturë dhe përfundon në ara

Një vetaksident ka ndodhur rreth orës 08.30 në rrugën Prishtinë-Gjilan, saktësisht në fshatin Llabjan të Komunës së Novobërdës, ku një veturë ka përfunduar jashtë rrugës.

Nga pamjet e siguruara shihet se vetura është dëmtuar, pasi dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rrugës, por nuk dihet për të lënduar pos dëmeve materiale.

Në vendin e ngjarjes janë parë edhe policia, por deri tash nuk ka pasur ndonjë informacion nga Policia e Gjilanit për aksidentin në fjalë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *