Djegia e Kuranit në Suedi, Pacolli: Qeveria e Kosovës ta shpall ‘non grata’

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar pasi të shtunën një kopje e librit e shenjtë të Kuranit u dogj në një protestë në Stokholm.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës duhet ta shpall person ‘non grata’ në Kosovë nacionalistin danezo-suedes, Ramus Paludan.

Kjo pasi, ai dogji librin e Kuranit para ambasadës turke na Stokholm.

“Pas provokimit të fundit të nacionalistit danezo-suedez para ambasadës turke në Stokholm ku djegi librin e shenjtë të Kuranit, shpresoj që Qeveria e Kosovës, sa më parë, në solidaritet me popullin turk, të shpall Rasmus Paludan person non grata në Kosovë. Veprimi i tij është i neveritshëm dhe sulm i drejtpërdrejtë ndaj muslimanëve të botës”, shkroi ai në Facebook.

Për këtë ngjarje ka reaguar edhe vetë presidenti turk, Rexhep Taip Ergodan.

“Suedia nuk duhet të presë mbështetje nga ne për NATO-n”, tha Erdogan.

“Është e qartë se ata që shkaktuan një turp të tillë para ambasadës së vendit tonë, nuk mund të presin më asnjë dashamirësi nga ne për aplikimin e tyre”.

Erdogan dënoi protestën e fundit, të kryer nga një politikan i ekstremit të djathtë nga një parti daneze, si blasfemi që nuk duhet mbrojtur si liri e fjalës.

Suedia, së bashku me Finlandën, aplikuan për t’u bashkuar me NATO-n pasi Rusia pushtoi Ukrainën, por protestat e fundit kanë rritur tensionet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *