A po e agjërojnë Ramazanin lojtarët e Kosovës? Flet Vedat Muriqi

Kosova luan nesër ndaj Andorës në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.

“Dardanët” ndeshjen e parë e kishin në udhëtim ndaj Izraelit ku barazuan në “Bloomfield Stadium” me rezultat 1-1.

Kosova ishte e para në avantazh pas autogolit të Dasa i cili topin e kthyer nga Rashica drejt Muriqit e devijoi në portën e tij në minutën e 36’të. Mirëpo në pjesën e dytë Izraeli barazoi shifrat me golin e Peretz. Rashica kishte rastin e artë që në sekondat e fundit t’i siguronte tre pikët e plota, por në rast ballë për ballë me portierin nuk arriti ta dërgoi topin në portë.

Para ndeshjes me Andorën sulmuesi i Kosovës ka mbajtur konferencë për shtyp bashkë me trajnerin Giresse ku ndër të tjerash tregoi nëse është duke agjëruar.

“Jo, unë personalisht jo. Nuk mundem, një ditë ose dy para ndeshjes. Megjithatë ka shokë të skuadrës që agjërojnë dhe përgëzoj secilin që agjëron”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *