Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Albin Kurti deklarohet pas takimit: Isha i gatshëm ta nënshkruaja marrëveshjen, ky plan na barazon -

Albin Kurti deklarohet pas takimit: Isha i gatshëm ta nënshkruaja marrëveshjen, ky plan na barazon

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur pas përfundimit të takimit trilateral në Bruksel, ku u arrit pajtim për planin franko-gjerman, por jo edhe për modalitetet e zbatimit të tij.

Kurti ka thënë pas takimit se janë në rrugë të mirë për arritjen e marrëveshjes dhe arritjes së fqinjësisë së mirë evropiane.

“Ecje përpara do të ketë për planin e zbatimit, për cka do të ketë diplomaci të fluturimit, që thuhet,. Dhe do të ketë edhe takime të nivelit të lartë me facilitimin e takimeve nga zotëri Borrell dhe zotëri Lajcak. I falënderoj të dy dhe besoj se jemi në një rrugë të mbarë mbarë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe rrugë një kahëshe për fqinjësi të mirë evropiane”, tha ai.

“Isha i gatshëm ta nënshkruaja marrëveshjen, por pala tjetër jo” – duke potencuar se ky plan është bazë e mirë që vendos barazimin mes palëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *