Ankohen pensionistët: 100 euro nuk dalin as për ilaqe – Qeveria t’i rrisë pensionet

Vehbi Cakaj, është një pensionist 81 vjeçar nga një fshat i Vushtrrisë, i cili për çdo muaj merr pensionin në vlerë të 100 eurove, raporton Gazeta Blic.

Ai jeton në një nga lagjet e kryeqytetit bashkë më gruan e tij, e cili po ashtu merr shumën e njëjtë të vlerës, sikurse bashkëshorti i saj.
Që të dy vuajnë nga sëmundje të ndryshme dhe pothuajse pensioni në shumën e 100 eurove u shkon për ilaçe.

Cakaj në një rrëfim të shkurtër për emisionin dokumentar “Expose”, prodhim i Gazeta Blic ka treguar vështirësitë që ka si pasojë e pensionit të vogël, e ku i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti, por edhe ministrit të Financave Hekuran Murati, që kjo shumë të jetë më e madhe për shkak se nuk po mund t`ia dalin në fund të muajit.

“Pensionin e kam 100 euro. Unë kam qenë invalid ushtarak, 300 euro e kam pas pensionin pas luftës, tash asgjë. Unë edhe shoqja ka 100 euro e kemi pensionin kurgjo hiq. Veç barna me marr në muajt nuk e di 50 euro… çka me bo, po një djalë shyqyr po punon kapak dikun dikun… se jo vallahi as bukë dyve s`na dalin po një djal i joni po punon kapak se jo vallahi bre burrë vështirë. Unë vuaj nga tensioni, përdori hapat sabah e aksham bile edhe në spital kam qenë, dy lloj barna i përdori tani edhe prej reume jam koqit krejt prej komve. Ilaçe më shkojnë këto 100 euro… ku është rryma, ky është kjo, ku është ajo. Mbrëmë më tha djali çka ka sene janë shtrejtu. Me këto edhe dy pensionet, paret e gruas e të miat mundohemi ilaçe me ble.. tani çka jesin do bukë e do harq”, rrëfen ky pensionist.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *