Arrestohet i dyshuari për vrasjen e mbrëmshme në Prizren

Është arrestuar i dyshuari Aziz Gashi, i cili kërkohej nga mbrëmë për vrasjen e B.M., në lagjen “Arbana” në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai tha se i dyshuari është arrestuar në Tërpezë të Malishevës, ndërsa në një objekt tjetër është gjetur arma me të cilën dyshohet se ka kryer krimin.

“Po është arrestuar gjatë ditës.Gjatë ditës është bastisur së paku një objekt, aty nuk është gjetë i dyshuari, por arma e tij që dyshohet se është përdorë. Në mbrëmjë është arritë të lokalizohet i dyshuari, në fshatinTërperëzë të Malishevës”, tha Bytyqi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *