Bad News Eagles përmirësojnë ndjeshëm renditjen në ranglistën e CSGO: Pas suksesit në Major ngjiten 11 pozita më lartë

Bad News Eagles patën një arritjet të madhe duke u kualifikuar direkt në fazën “Legends Stage” të garës më të madhe për CSGO, në Majorin që këtë vit mbahet në Paris.

BNE gjatë procesit të kualifikimit pësuan një humbje, por morën vetën dhe arritën të mposhtin edhe një nga ekipet më të mira në botë “FaZe” që aktualisht renditen të dytët në listën e HLTV.

Në përballjen direkte për kualifikim në “Legends Stage” BNE arritën që me rezultat 2-1 me maps të mposhtin skuadrën “Gamerlegion”.

E pas kësaj arritje të madhe pozicionimi i tyre në ranglistën e HLTV është përmirësuar ndjeshëm.

Bad News Eagles janë ngjitur për 11 pozita duke u pozicionuar në vendin e 20’të në botë në ranglistën e përditësuar së fundmi.

Ja ranglista e HLTV:

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *