Blero konfirmon publikisht lidhjen e re të dashurisë

Blero është rrëfyer si kurrë më parë për jetën private, duke dhënë edhe disa përgjigje që njerëzit i kanë pritur prej kohësh.

Teksa u pyet për një lidhje të re dashurie pas ndarjes nga Afrona, ai ka konfirmuar gjithçka duke thënë se është shumë i lumtur.

Këngëtari tha se po shijon këtë periudhë të jetës, por ka theksuar se do ta mbajë privat personin e zemrës.

“Jam tu u ndi shumë mirë, dua personin që e kam në krah me e respektu sepse nuk don me dalë në publik edhe nuk besoj që ka me dalë najherë”, u shpreh Blero.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *