E dhimbshme, rrufeja i merr jetën në fushë 30-vjeçarit!

Një futbollist ka humbur jetën në Indonezi si pasojë e goditjes nga rrufeja! Ngjarja e rëndë dhe e dhimbshme – e vështirë për t’u besuar – ndodhi gjatë një takimi miqësor.

2 Flo FC dhe FBI Subang po përballeshin mes tyre në stadiumin Siliwangi, në qytetin Bandung, që bën pjesë në rajonin e ishullit Giava.

Në video dallohet Septain Raharja, i cili e pësoi nga rrufeja dhe ndërroi jetë në moshën 30-vjeçare.

Edhe pse mbrojtësi i djathtë u dërgua menjëherë në spital, ai nuk arriti t’i mbijetonte dot goditjes vdekjeprurëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *