E dhimbshme: Vdes vogëlushja një ditë pas aksidentit të rëndë në Kamenicë

Një aksident trafiku doli të jetë me pasoja fatale për 33-vjeçarin tashmë të ndjerë, Albanot Emerllahu pasi vetura e tij me të cilën po udhëtonte bashkë me bashkëshorten dhe vajzën që s’ka mbushur ende një vit, u ndesh me një furgon në rrugën mes fshatit Domoroc dhe Hodonc të komunës së Kamenicës.

I ndjeri nuk kishte arritur që t’i përballojë plagët e rënda që mori dhe si pasojë ndërroi jetë në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku që doli në vendin e ngjarjes, teksa bashkëshortja dhe vajza e vogël ishin transferuar me urgjencë në spital.

Burimet nga Emergjenca bëjnë me dije për Sinjalin se fëmija nuk ka mundur të ju bëjë ballë plagëve dhe për pasojë ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm në QKUK. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndryshe, i lënduar rëndë ka mbetur edhe shoferi që dyshohet se shkaktoi aksidentin dhe i njëjti po ashtu është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Sinjali mëson se deri te aksidenti dyshohet se erdhi për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës, me ç’rast vozitësi i furgonit ka humbur kontrollin mbi timon dhe doli në shiritin e kundërt ku ka goditur veturën të cilën po e drejtonte i ndjeri, Albanot Emerllahu.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *