E rëndë: 32-vjeçarja në Suharekë tenton t’i jap fund jetës, kjo është gjendja e saj

Depresioni shpeshherë është cilësuar si një faktor serioz që mund të drejtojë njeriun drejt vetëvrasjes. Ndjenjat e dëshpërimit, zemërimit, e depresionit jo rrallëherë i kanë shtyrë të rinjtë të tentojnë të kryejnë këtë akt.

Një rast i tillë dhe mjaft i rëndë ka ndodhur sot në një familje në Suharekë, ku një grua ka konsumuar sasi të tepruar të medikamenteve dhe për pasojë iu është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Burimet nga Emergjenca kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një 32-vjeçare, e cila është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor.

Posa Policia është njoftuar për rastin, një patrullë policore ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast u kuptua se viktima e tij ka qenë në gjendje të rënduar emocionale.

Me t’u mbledhur informacionet e para, për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet që zbardhin rrethanat në të cilat ka ndodhur rasti.
Kujtojmë se rastet e tilla janë shpeshtuar shumë dhe kjo po cilësohet si një dukuri mjaft shqetësuese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *