Harrohet Projektligji i pagës minimale

Sindikatat e njohësit e ekonomisë kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës për stagnimin e projektligjit për pagën minimale, ndonëse paga këto nga të cilat varën qindra familje në Kosovë. Nga Sindikata e Sektorit Privat kanë thënë se nuk do të pranojnë që paga minimale të rritet në 250 euro pas rritjes së inflacionit.

Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat është shprehur e zhgënjyer me institucionet e vendit, duke thënë se nuk po e diskutojnë më projektligjin për pagën minimale.

Ndonëse, ky projektligj ka kaluar në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës, ai ende nuk është proceduar tutje.

Kryetari i Sindikatës, Jusuf Azemi ka thënë se projektligji për pagën minimale nuk ka lëvizë fare, për çka sipas tij, fajtor është Qeveria e Kosovës.

Këto vonesa sa i përket pagës minimale, për ish-kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, janë të paarsyeshme.

Ai ka thënë se fati i pagës minimale nuk duhet të mbetet te veteranët, pasi sipas tij, shkaku i pagës së ultë, të rinjtë po ikin jashtë shtetit.

Kuvendi i Kosovës ka votuar në parim projektligjin, i cili parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto.

Për pagën minimale kritika kanë hedhur edhe opozita, të cilët kanë thënë se nuk do ta përkrahin një nismë e cila len jashtë kategoritë e dala nga lufta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *