Ia huq Pacolli: Jemi krenar për fitoren e Kosovës ndaj Izraelit

Ish presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli ka bërë një gabim qesharak në rrjetet sociale, duke uruar fitoren e kombëtares së Kosovës ndaj Izraelit.

Pacolli në “Twitter” shkroi se janë krenar me fitoren e Kosovës ndaj Izraelit, edhe pse ndeshje përfundoi me rezultat të barabartë 1:1.

“Jemi krenarë për Kombëtaren tonë të futbollit #Kosovë për fitoren e fundit ndaj #Izraelit! Rinia dhe sporti i Kosovës janë forcat shtytëse prapa imazhit tonë pozitiv në botë. Le të vazhdojmë të promovojmë sportin dhe të ofrojmë mundësi që të rinjtë tanë të talentuar të shkëlqejnë në skenën globale”, shkroi ai.

Kombëtarja e Kosovës zhvilloi një lojë të bukur gjatë pjesës së dytë duke qenë afër t’i arkëtojnë pikët e plota, me Milot Rashicën që humbi një rast të artë në kohën shtesë.

Sidoqoftë, një pikë në Izrael nuk shihet si rezultat i keq duke marrë parasysh se është rivali direkt për pozitën e dytë, që të dërgon në Evropian.

Kosova ndeshjen e radhës e zhvillon të martën ndaj Andorrës në “Fadil Vokrri”.

beh

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *