Ish-funksionari i LVV-së pritet të emërohet sot drejtor i RTK-së

Rilind Gërvalla pritet të jetë drejtori i ri i Radio Televizionit të Kosovës.

Siç mëson Paparaci, ai pritet të votohet sot nga Bordi i RTK-së. Por, siç tashmë e dimë aktivisti i LVV-së në vend se të diskualifikohej, ai është kandidati pretendent për këtë pozitë të rëndësishme në RTK.

Sipas burimeve të Paparacit, Gërvalla kishte dalë i pari në konkursin për drejtor të RTK-së, komision ky i krijuar nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm, Shkumbin Ahmetxhekaj.

Përkundër që Bordi i RTK-së flet vazhdimisht për heqjen e ndikimit politik nga televizioni publik, por siç duket kësaj radhe nuk i bën përshtypje lidhja direkte e Rilind Gërvallës me Lëvizjen Vetëvendosje.

Gërvalla nuk është thjesht aktivist i LVV-së, por edhe një ish-anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të partisë.

Megjithatë, rregullorja e RTK-së për kandidatët që konkurrojnë për pozita menaxheriale, siç është ajo e drejtorit të televizionit, e thotë qartë se kriter kryesor për të qenë pjesë e menaxhmentit të RTK-së është që ‘kandidati të mos jetë pjesë e partive apo forumeve të partive politike së paku në tre vitet e fundit’.

Por, rregullorja e RTK-së për përzgjedhjen e drejtorit duke se nuk vlen për Gërvallën. Atë mund ta shohim në mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së. Përveç kësaj ai ishte edhe në mesin e donatorëve të Vetëvendosjes.

Në disa fotografi, Rilind Gërvalla madje shihet nën shoqërimin e dy prej anëtarëve të grupit të LVV-së nga Tirana: Boiken Abazit dhe Arbër Zaimit.

Paparaci, gjatë së martës ka kontaktuar provuar të kontaktojë me Drejtorin e Bordit të RTK-së Besnik Boletini, por që i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.

Por Vetëvendosje nuk ka arritur t’i fsheh të gjitha gjurmët pasi fotografia e njëjtë e kësaj mbledhje që është fshirë nga uebi, është ende e publikuar në faqen zyrtare të LVV-së.

Ndryshe se Rilind Gërvalla mbahet mend për gjuhen e papranueshme dhe fyese ne profilin e tij ne Facebook ndaj liderëve te partive politike kundërshtare te Vetëvendosjes.

Sekretari gjeneral i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, i ka kërkuar sot bordit të RTK-së që të mos zgjedhë drejtor të televizionit kandidatët me lidhje të ngushta me politikën.

Ai thotë se menaxhmenti i televizionit publik duhet të mbetët plotësisht i pavarur nga partitë politikë.

“Nëse është e nevojshme, thirrja duhet të rinis, për të gjetur personin më të kualifikuar profesionalisht, që është i pavarur nga fuqia politike”, shkroi Gutierrez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *